Deri me tani kulturat mjedër, dredhëz, boronicë janë konsideruar si kulturat që kanë leverdi për t’i kultivuar. Kohëve të fundit ka filluar të kultivohet edhe një kulturë tjetër pemëtare, e cila ka qenë e kultivuar vetëm për nevojat familjare në sasi të vogël. Sot, kjo kulturë po shihet si një ndër kulturat me fitimprurëse për bujqit kosovar.
Kjo është arra, për të cilën shumë bujq kosovar kanë filluar ta kultivojnë dhe shumë nga ta po interesohen që të merren me këtë kulturë, të shumta janë edhe pyetjet që vijnë në redaksinë e portalit bujqësia.org, për t’u interesuar se sa duhet mbjellë për hektarë dhe ku mundem t’i blej fidanët.
Fryti i arrës shfrytëzohet në të ushqyerit e njerëzve, druri saj është shumë i vlerësuar në industrinë e përpunimit të drurit, kurse fryti dhe gjethi shfrytëzohen në industrinë kimike dhe mjekësi.
Por në të vërtet cila është vlera ekonomike e arrës?
Çdo gjë që rritet në një pemë frutore dru arre mund të sjellë fitim të madh ekonomik, lëvorja, degët, dhe mbi të gjitha është edhe druri i cili ka një vlerë të madhe në tregun e mobilieve. Ndërsa, lëvorja e arrës përdoret veçanërisht në prodhimin e shkrepësve, por dhe në prodhimin e materialeve të tjera si për shkëlqimin e motorëve etj. Çmimi i drurit të arrës mund të arrijë deri në 1500 euro metër kub. Ndërsa në terma afatgjate vetëm druri i arrës mund të sjellë fitime përafërsisht rreth 450 mijë euro hektari.
Thelpinjtë zënë rreth 33-40 kg për 100 kg arra kokërr. Frutat përmbajnë 68-73% yndyrë, 12-15% karbohidrate, acide organike, lëndë azotike, lëndë minerale, lëndë aromatike, vitaminat më kryesore janë C nën 15-30 mgr/100 gr arra të qëruara, vitamina B1, B2, PP, E, etj. Arra duke qenë se ka një llojshmëri të vitaminave të ndryshme përdoret dhe në industrinë kozmetike.
Nga fruti i arrës prodhohet vaj i cili ka shumë përdorime, duke nisur në ato të industrisë ushqimore, prodhimi i bojës tipografike, etj. Vaji i arrës është një produkt shumë i vlerësuar nga doktorët nutricionistë, duke qenë një burim shumë i pasur me antioksidante dhe acid elagjik, i cili ndalon në zhvillim e qelizave kancerogjene. Nga arrat jeshile të pa pjekura mirë përgatitet reçel ose liker. Ata të cilët duhet të vendosin të kultivojnë arrën duhet ta dinë që ka një leverdi ekonomike, por nuk është e thënë që nëse sot investon një euro të nesërmen fiton dy euro. Arra si dru frutor është një investim në terma afatgjatë, por që me prodhimin e vitit të parë bujqësor ke mbuluar te gjitha shpenzimet e kryera si dhe duke përfshirë dhe çmimin e fidanëve.
Sipas disa statistikave rendimentet e një trupi arre mesatarja sillet diku 15 kg nga prodhimtaria aleternative, duke u bazuar në fidanët e shumuara me kokrra të arrës.
Ndërsa, sa i përket llogaritjes për hektar 1 ha arrë duhet të jenë diku 116 trupa dhe çmim mesatar sillet 6 Euro për kg thelb të arrës, e që sipas një llogarie kultivuesi i arrës brenda 60 viteve pronarit do fitoj diku deri në 0.5 milion Euro.
Ndërkaq, nëse llogaritet në vit 40 kilogram/arrë me gëzhojë për trup, gjegjësisht 4500 kg për ha me gëzhojë. Thelbi i pastër i arrës është përgjysmë më i lehtë kur eliminohet gëzhoja. Vlera tij sillet diku e shprehur në para – 14,000 Euro, ndërsa shpenzimet e prodhimit arrijnë 4,500 Euro në vit. Kjo do të thotë se gjatë gjysmë shekulli çdo vit në një hektar me arrë krijohen të hyra nga diku 10,000.00 Euro.
Për ata të cilët vendosin që të kultivojnë këtë kulturë pemëtare, e cila është një lloj peme që ka një numër shumë të vogël të varieteteve që janë të ndara në dy grupe: për zonën e hardhisë se rrushit: lloji bullgar “Shejn” dhe “Rasna” si dhe për zonën kontinentale: “Gazenhajmski 139”, “Gazenhajmski 251”. Prodhuesit i mbetet të vendos se me cilin varietete vendos ta kultivon.
Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – /bujqësia.org/