BallinaJetëNuk është vetëm sheqeri që të shton në peshë

Nuk është vetëm sheqeri që të shton në peshë

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Konsumimi i mishit ndikon po aq sa sheqeri në obezitet, kështu thotë një studim i ri. Sipas shkencëtarëve të universitetit të Adelaide, yndyrnat dhe karbohidratet na sigurojnë mjaftueshëm energji për kërkesat e trupit, dhe përthithen më shpejt se proteinat.

Kjo do të thotë se energjia e akumuluar tek mishi përdoret më vonë, apo kur kemi teprica depozitohet si yndyrë në trupin tonë. Pra, konsumi pa kriter i mishit kontribuon në peshën trupore.

Studenti Wenpeng You i universitetit të Adelaide ka ekzaminuar ndikimin e sheqerit dhe mishit në obezitet në 170 vende, dhe ka gjetur një lidhje të fortë mes të dyjave. Duke llogaritur dhe ndryshimet mes vendeve, përfshi nivelin e urbanizimit, aktivitetin fizik dhe kaloritë që merren, studimi gjeti se mishi është përgjegjës për 13 % të obezitetit, i njëjti nivel që ka sheqeri.

“Na pëlqen apo jo, yndyrnat dhe karbohidratet në dietat moderne na mjaftojnë për të na dhënë energji për nevojat ditore. Por për shkak se proteinat e mishit treten më ngadalë se yndyrnat dhe karbohidratet, do të thotë se energjia që marrim prej tyre është një surplus, e cila konvertohet më pas në dhjamin e trupit”, thotë You.

Studimi ndryshon nga ato të mëparshmet në lidhje me mishin dhe obezitetin, duke lidhur përmbajtjen yndyrore të mishit me peshën. Por z. You thotë se përgjegjëse direkte janë proteinat e mishit.

SHPËRNDAJE NË:
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz