Mihal Martens autori i tekstit, thotë se nëse argumentohet nga serbët se Kosova duhet të largohet jo vetëm UEFA, por edhe nga FIFA, atëherë Kosova duhet t’i lë kualifikimin për Kupën e Botës në Rusi, prandaj kjo mund të jetë një humbjen e madhe për politikën e Perëndimit.
“Serbia thekson se në Budapest është cenuar statuti i UEFA-s i cili thotë se mund të realizon një pranim ‘vetëm nëse se ajo është e bazuar si vend i njohur nga Kombet e Bashkuara’”, thuhet në artikull, transmeton lajmi.net.
Autori i tekstit shpjegon se, në rast se kërkesa i aprovohet Serbisë, Kosova duhet të largohet edhe nga FIFA. Po në të njëjtën kohë edhe nga kualifikime për Kupën e Botës në Rusi.
“Kjo do të ishte një humbje e hidhur për Perëndimin, kryesisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë dhe Francën, sponsorët më të rëndësishëm të shtetësisë së Kosovës”, thuhet në artikull.
“Për sukseset e Kosovës në sportin ndërkombëtar shpesh janë marrë si elementi i krijimit të një identiteti të veçantë kosovar në raport me Shqipërinë, prandaj Perëndimi ka një arsye të mirë për të mbështetur Kosovën. Është e madhe frika nga bashkimi i Kosovë me Shqipërinë dhe trazira të reja në Ballkan. Kjo mund të ndikojë në gjithë Ballkanin. Pra, Perëndimi është duke ndihmuar shumë në avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa për pakicën serbe që jeton atje do të ishte e vështirë të fitojnë atë që e kërkojnë, të paktën deri me tani ishte pa sukses”, thuhet aty.
Autori thekson se, megjithatë, xhudistja Majlinda Kelmendi arriti atë që politika perëndimore nuk mundi me vite të tëra ta bëjë: kur në Lojërat Olimpike në Rio fitoi medaljen e artë, kurse në atdheun e saj mijëra entuziastë shqiptarë mbajtën flamurin kaltër e verdh të Kosovës, në vend të flamurit kuq e zi të Shqipërisë.
“Ky i fundit është flamuri i Shqipërisë, flamuri i gjithë shqiptarëve, i cili është monitorim i popullaritetit dhe kundërshtimit të historisë që shumë shqiptarë e perceptuan si të padrejtë. Kur në luftërat ballkanike të vitit 1912/13, u themelua shteti i parë shqiptar, Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës vendosen kufijtë e saj, kjo bërë që disa zona të banuara me shqiptarët tu jepen Serbisë dhe Malit të Zi. Deri më sot, pothuajse gjysma e rreth gjashtë milionë shqiptarëve në Ballkan jetojnë jashtë Shqipërisë – Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në juglindje të Serbisë”, thuhet në tekst, përcjellë lajmi.net.
Siç u tha, shqetësim i madh në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara është se shqiptarët e Kosovës pavarësinë e tyre e shohin vetëm si fazë në rrugën e Shqipërisë së Madhe, kjo mund të qoj pastaj se ky bashkim mund të frymëzoj shqiptarët maqedonas dhe bashkatdhetarët e tyre në jug të Serbisë, por edhe serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në veri të Kosovës të bashkohen me vendet e tyre.
“Reagimet irredentiste zinxhirore erdhën në një kohë kur NATO u tërhoqën nga Ballkani. Kjo është arsyeja pse fuqitë-perëndimore janë mbrojtës të Kosovës që nga fillimi, e që janë marrë parasysh ndalimi i tendencave më të mëdha në rajonin.”
Por, këto tendenca janë të dukshme, autori shpjegoi më tej, se pavarësisht nga fakti se me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Kushtetutën e Kosovës thuhet se “Kosova nuk shfaq pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera dhe nuk do të kërkoj të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të një vendi”.
Si shembull, ai iu referua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit për bashkim kombëtar. Ndërsa, për atletët e Kosovës Shqipëria ishte një vend që i ka lejuar të jetë një opsion për të depërtuar me sukses dhe lavdi. Me pas anëtarësimi në UEFA dhe FIFA ishte një mundësi që sporti popullor në botë të forconte identitetin e Kosovës.
Autori arrin në përfundimin se “suksesi i Serbisë në Lozanë” mund të thotë vetëm një lëvizje tjetër se Kosova “është e shtyrë në duart e Shqipërisë”.