back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKjo është “kërkesa” e re e Serbisë për dialogun me Kosovën

Kjo është “kërkesa” e re e Serbisë për dialogun me Kosovën

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...
I ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshme pasi duhet të përmirësohet klima dhe të rikthehet besimi.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të qenë në këtë proces dhe që mund të llogaritet me rezultate konkrete, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ai ka diskutuar edhe rolin e OKB-së në Kosove dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke pretenduar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira të gjithë.

Gjuriq ka thënë, se Beogradi dëshiron stabilitet në marrëdhëniet serbe-shqiptare, sepse kjo është e vetmja garanci e mbijetese afatgjate të popullit serbë në Kosovë.

Sipas tij, qeveria e Kosovës kohën e fundit kanë marrë një qëndrim të ashpër ndaj Beogradit dhe interesave kryesore të popullit serb, e këto sipas tij, nuk do të kontribuojnë në dialog, as në përmirësimin e klimës sociale në Kosovë.

Në takim u diskutuar edhe për problemet më të rëndësishme siç i ka quajtur ai të popullit serb në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz