back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeDeçan: Konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë, arrestohet tre persona (Foto)

Deçan: Konfiskohen mbi 83 kilogramë marihuanë, arrestohet tre persona (Foto)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

 

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 tetor 2016, pas hetimeve disa mujore ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shitje ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose  analoge’.

Operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast është:

  • U. K.  lindur me 1971   M/SH/K
  • E. K.   lindur me 1997   M/SH/K
  • E. A.   lindur me 1997   M/SH/K

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;

  • Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe
  • Pesë telefona celular.

Vlen të potencohet si ky operacion policor është mbështetur edhe nga njësitet tjera relevante policore të njësiteve të reagimit të shpejtë, njësiteve patrulluese dhe forenzikes nga rajoni i Pejës.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve. /Drenica Press/

 

SONY DSC SONY DSC SONY DSC
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz