back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeOpozita kërkon ndryshimin e deklaratës për liberalizim të vizave

Opozita kërkon ndryshimin e deklaratës për liberalizim të vizave

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Deputetët e partive opozitare nuk janë pajtuar që ta votojnë një deklaratë të përbashkët me anë së cilës kërkohet nga Bashkimi Evropian që mos t’u vejë kushte qytetarëve të Kosovës për të qarkulluar pa viza.

Një deklaratë e lexuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Elmi Reçica nuk ka hasur në mbështetje tek deputetët e opozitës, ndërsa e kanë përkrahur partitë në koalicion PDK dhe LDK.Deputetët opozitarë kanë kërkuar që deklarata të ndryshohet dhe për të rënë dakord kryetari i Kuvendit ua ka dhënë një pushim në mënyrë që të harmonizojnë qëndrimet e tyre.

Ndërkohë deputetët e PDK-së dhe LDK-së kanë thënë se mos votimi i kësaj deklarate është padrejtësi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës. Aida Dërguti nga Vetëvendosje tha se për liberalizim të vizave kushte kryesore janë Demarkacioni dhe krimi e korrupsioni andaj shtoi se këto kritere duhet plotësuar nga qeveria e jo nga opozita.

Pal Lekaj nga AAK tha se si grup parlamentar nuk pajtohen me deklaratën.

Duke parë këto kundërshtime të deputetëve të opozitës kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se po shihet qartë se është e vështirë arritja e konsensusit mes pozitës dhe opozitës.

Por kryetari i VV-së Visar Ymeri tha se ata dëshirojnë që të vazhdohet debati rreth kësaj pike.Për Zafir Berishën nga Nisma një deklaratë e tillë nuk mund të harmonizohet.

Debati për deklaratën për liberalizim të vizave pritet të vazhdojë gjatë vazhdimit të seancës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz