back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmePDK: Komandantët e UÇK-së u dënuan pa të drejtë

PDK: Komandantët e UÇK-së u dënuan pa të drejtë

Të ngjajshme

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? 

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari...

Moti për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i...

Jo veç Luana, edhe Brikey pranon dhuratë 200 trëndafila për ditëlindje!

Ish-banorja e “BBVK”, Brikenda Karrica, ditën e sotme feston...

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për procesin gjyqësor në rastin “Drenica II”.

Sipas PDK-së “Me këto denime jo të drejta, haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë”, përcjell Drenicapress.info.

Deklarata e plotë e PDK-së:

PDK ka përcjellë me shqetësim proceset gjyqësore ndaj luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së në secilin rast, e në veҁanti në rastin Drenica. Në cilindo rast të këtillë, ne kemi pasur dhe kemi bindjen e thellë se lufta e UҪK-së ishte e drejtë, ҁlirimtare dhe që ka respektuar ҁdo normë ndërkombëtare. Kjo edhe është vërtetuar në shumë raste, nga të cilatështë tentuar të dëmtohen figuara të larta ҁlirimtare dhe vetë lufta e drejtë e UҪK-së. Rasti i fundit tregon një shpërfaqje të re të një ҁasje të tillë ku jo vetëm denimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave tona sublime dhe denimit të figurava të larta edhe në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.
Me këto denime jo të drejta, haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë.

Shqetësim edhe më i madh për ne është se janë denuar pa të drejtë, duke u cenuar edhe vetë sistemi i drejtësisë dhe nocioni drejtësi për qytetarin tonë.

PDK ka qëndrim të qartë për drejtësinë si sistem i pavarur, profesional dhe i pa anshëm, por në ҁdo rast të cenimit të këtij parimi, si në këtë radhë, fton instituiconet relavante vendore dhe ndërkombëtare që të veprojnë sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në ҁdo rast dhe të korrektojë ҁdo padrejtësi që është vërejtur gjatë këtij procesi gjyqësor, që nuk duhet të jetë pjesë e jetës juridike të një shteti demokratik.

Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së, si dhe kërkojmë veprime që mbrojnë imazhin e drejtësisë. Nuk do të pajtohemi me aktgjykime që kanë për bazë motive tjera jashtë drejtësisë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz