back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSot pritet dorëheqja e Nexhat Demakut

Sot pritet dorëheqja e Nexhat Demakut

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat  Demaku, sot pritet të jep dorëheqje nga pozita e të parit të Drenasit si dhe nga kryetari i degës së PDK-së në Drenas.

Largimin e tij nga këto pozita e kryetarit e ka konfirmuar vet Demaku për KosovaPress, ku është shpreh se së bashku me të do jap dorëheqje edhe vëllai i tij, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim vjen pasi që Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimin që ka dhënë Gjykata Themelore e Mitrovicës më 15 maj të vitit 2015. Nexhat Demaku ishte dënuar me 3 vjet burg së bashku edhe me vëllanë tjetër Fadil Demaku në rastin “Drenica II”.

Në një pronocim për KosovaPress kryetari i Drensit u shpres se asnjëherë nuk do të pranoj këtë vendim, meqë, ky proces si edhe shumë të tjera kanë pas vetëm një qëllim, që të njolloset lufta UÇK-ës.

Apeli ua ka konfirmuar dënimin edhe dy vëllezërve tjerë Zeqir dhe Jahir Demaku me nga 6 vjet burg, Isni Thaçit me 6,5 vjet burg, Sylejman Selimit  me 7 vjet, si dhe vëllezërve Demaj, Bashkim, Driton, Selman dhe Agim Demaj me tri vjet burg. Të gjithë këta janë dënuar për krime lufte në rastin e njohur si “Drenica II”.

- Advertisement -

Të Fundit