Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i La Liga-s për sezonin 2015/16 pas një viti fantastik me Atletico Madrid. Klubi i Atletico-s ishte fituesi i madh i mbrëmjes gala që zhvillon Federata Spanjolle çdo vit për të nderuar lojtarët më të mirë të sezonit. përveç Griezmann, Oblak fitoi çmimin portieri më i mirë duke mundur Bravon dhe Navas. Diego Simeone u zgjodh trajneri më i mirë ndërsa Godin mbrojtësi më i mirë duke dalë para Marcelo-s dhe Ramos.
Sulmuesi më i mirë u shpall Lionel Messi me 26 golat në 33 ndeshje. shoku i tij i ekipit Luis Suarez u shpall lojtari më i mirë i huaj. Zbulimi i vitit u zgjodh lojtari që tani luan te Real Madrid Marci Asensio, i cili sezonin e kaluar ishte te Espanyol, duke mundur Saul Niguez dhe Oyarzabal. Lojtari i vetëm i Real Madrid që u nderua ishte mesfushori kroat Luca Modric, duke mundur Busquets dhe Brunon.