back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen me prioritet të Mitrovicës

Qeveria e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen me prioritet të Mitrovicës

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

 

Kryeministri i Kosovës Dr. Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat në kabinetin e tij Abdullah Hoti dhe Blerand Stavileci, kanë vizituar Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga Kryetari i komunës Agim Bahtiri, nënkryetari Safet Kamberi, kryesuesi i KK, Bislim Imeri dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas bisedës me kryetarin Bahtiri, kryeministri Mustafa ka biseduar me drejtuesit dhe minatorët e Trepçës në Stantërg, si dhe ka vizituar fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Misini”.

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri e njoftoi fillimisht Kryeministrin Mustafa me gjendjen e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe përpjekjet që po bënë pushteti lokal për zgjedhjen e problemeve të shumta me të cilat po ballafaqohen qytetarët në jetën e përditshme.

Ai e falënderoi Kryeministrin Mustafa për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës dhe ministritë i kanë dhënë Mitrovicës, duke realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët e komunës.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se në Mitrovicë janë bërë kthesa pozitive sidomos në stabilizimin politik dhe të sigurisë të qytetit, ku kontribuuesit më të mëdhenj janë qytetarët, si dhe e njoftoi për punën që po bëhet për rivitalizmin e urës, duke vlerësuar se gjithçka po shkon sipas dinamikës dhe pa asnjë problem.

“Sot qytetarët e të dyja komunave dhe të të gjitha përkatësive etnike, lëvizin lirshëm nga jugu në veri dhe anasjelltas. Kështu lëvizin edhe shqiptarët e lagjeve veriore të cilët deri vonë nuk kishin siguri”, tha ai.

Kryetari Bahtiri foli edhe për gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të qytetarëve të Mitrovicës. Ai tha se në pjesën jugore të qytetit jetojnë mbi 10.000 shqiptarë të lagjeve veriore që janë zhvendosur me dhunë nga ekstremistë serbë, para, gjatë dhe pas luftës.

“Ne vazhdimisht nga buxheti ynë paguajmë qiranë për disa nga familjet lagjeve veriore, pastaj herë pas here transportin, paguajmë për shërbime shëndetësore dhe në arsim për këta qytetarë. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës edh ministritë përkatëse, që të na ndihmojnë, sepse vështirë e kemi që me buxhetin tonë modest t’i zgjidhim të gjitha problemet e kësaj natyre”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu, kryetari Bahtiri e njoftoi kryeministrin Mustafa edhe për përpjekjet që komuna po bënë për zhvillimin e ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, me theks të veçantë për Zonën e lirë ekonomike dhe punën që po bëhet atje. Ai kërkoi ndihmë materiale për vazhdimin e projektit për rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë.

Kryeministri Isa Mustafa th se qëllimi i vizitës së tij dhe ministrave që e shoqërojnë, është që të njoftohen me nevojat, kërkesat dhe prioritete komunës, në mënyrë që ta mbështesim brenda mundësive që kemi, ashku sikur që e kemi mbështetur edhe deri tash, madje me prioritet, për shkak të problemeve të shumta që sot ka Mitrovica.

“Ne jemi shumë të interesuar që të mbështesim Mitrovicë, që ajo të ketë zhvillim e ekonomik dhe zbutje të papunësisë. Do t’i angazhoj ministrat që të shqyrtojnë kërkesat dhe prioritete tuaja, në mënyrë që ato t’i mbështesim, sepse me zhvillim ekonomi,, jo vetëm që i zbusim problemet, por edhe e stabilizojmë gjendjen politike dhe atë të sigurisë”, tha ai.

Kryeministri Mustafa, në vazhdim tha se ai dhe ministrat do t’i kenë parasysh vështirësitë financiare të komunës kur është fjala për shërbime që ajo ju ofron shqiptarëve të lagjeve veriore që tani jetojnë në pjesën jugore, në arsim, shëndetësi, pagesën e qirasë etj. Ai tha se gjithsesi se mbështetja konkrete në këtë aspekt nuk do të mungoj.

- Advertisement -

Të Fundit