BallinaRegjionaleDrenasKëta janë fituesit e orës poetike “Rifat Kukaj” Drenas

Këta janë fituesit e orës poetike “Rifat Kukaj” Drenas

Të ngjajshme

Degradon Fero: Estradës i duhet furnizim me vazelinë

Reperi Fero vazhdon të tërheqë vëmendje me postimet e...

Vuçiq: Do të luftojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Keith Self, së bashku me dy kolegë...

Arrestohen tre protestues “anti-kapitalistë” në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar pak më parë tre...

Rusia intensifikon sulmet në infrastrukturën e Odesas

Një sulm me dron rus gjatë natës dëmtoi infrastrukturën...

Në manifestimin e tretë letrar që u mbajt në Shkollën e Mesme Teknike në Drenas, të organizuar nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB ,,Rifat Kukaj” u shpallën fituesit për tri poezitë më të mira.

Programi i manifestimit fillimisht nisi me Tryezën tematike për jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit Avdi Shala, për të vazhsuar më tej me orën poetike ,,Rifat Kukaj” dhe ndarjen e çmimeve të konkursit, si dhe ekspozitën e artit figurativ.

Sipas konkursit të shpallur me shifër kishin arritur 38 poezi dhe juria në përbërje: Sali Bashota, Rifat Ismajli e Nexhat Rexha i ndau këto çmime:

Vendin e parë e fitoi poezia ,,Shushuritje” me shifrën ,,Proga” të autorit Nezir Prokshi.

Vendi dytë i takoi poezisë ,,Homazh per poetin” me shifrën ,,dhembja per poetin” me autor Gani Bytyqi.

Vendi i tretë i takoi poezisë ,,Të kërkova” me shifrën ,,Liberatori” me autor Afrim Berisha.

Ndërsa çmimin motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi” iu nda poetit të ri Arlind Krasniqi me poezinë ,,Kosovës” shifra ALIEN 1242333418” ,

Çmimin për vepër jetësore në krijimtari iu nda Dr.Mehmet Rukiqit.

Në këtë manifestim u bë edhe prezantimi i librave të anëtarëve të Art Club ,,Rifat Kukaj” të botuara mes dy edicioneve si: Bedri Tahiri, Xheladin Mjeku, Izet Abdyli dhe libri edicionit të dyte ,,Vjeshta dhe Vargjet” . Manifestimi u permbyllë me ekspozitën e skulptores Aferdita Curri e për të cilën foli profesor Aziz Islamaj. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz