back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeVeseli thotë Rama nuk është më shqiptar se unë

Veseli thotë Rama nuk është më shqiptar se unë

Të ngjajshme

Shumë vonesa nga ana e institucioneve dhe koalicionit qeverisës janë identifikuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Duke folur në cilësinë e kryetarit të PDK-së, partner në koalicionin qeverisës me LDK-në, Veseli, në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, tha se koalicioni është vonuar në riformatizimin e qeverisë, por identifikoi vonesa edhe në proceset politike, strategjike dhe të vendimmarrjeve të mëdha.

Në intervistë ai foli edhe për nevojën e ballafaqimit me realitetin e Gjykatës Speciale, ndërsa duke folur për aferën e përgjimeve “Pronto” kërkoi të mos “politizohet ligji” dhe “të mos bëhemi ne gjykatës”.

I pyetur për të komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dhe polemikat që shkaktoi ajo, Veseli tha se beson që “gjithçka e mirë do t’i vijë Kosovës prej fqinjëve të mirë dhe partnerëve të mirë, e aq më tepër nga një vend vëllazëror si Republika e Shqipërisë”, ndërsa për fund insistoi: “Unë jam krenar dhe fanatik i shtetit tim, i Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohem se Edi Rama është më shqiptar se unë”.

- Advertisement -

Të Fundit