back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasVazhdon rregullimi i varrezave në Komunën e Drenasit

Vazhdon rregullimi i varrezave në Komunën e Drenasit

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e...

Sot i përfundon afati Nismës për certifikim nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të...

Rutte deklarohet për situatën në Ukrainë, pak para takimit të Brukselit

Ministrat e jashtëm të NATO-s po mbërrijnë për një...

SPERTK-ja kërkon financim të pavarur për RTK-në

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i është drejtuar legjislaturën...

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë është duke e realizuar projektin “Rregullimi i varrezave në Komunën e Drenasit”.

Në fazën e parë të këtij projekti do të bëhet kryesisht rregullimi i rrethojave, pastrimi dhe largimi i shkurreve, rregullimi i hapësirave me kocka, rregullimi i shtizave dhe ndërrimi i flamujve.

Lokacionet që do të intervenohet në këtë fazë janë: Kompleksi i varrezave në Lagjen Deliaj, kompleksi memorial në Shtuticë, pastrimi nga bari dhe shkurret te varrezat në Drenas, rrethoja te Pllaka Përkujtimore në Poklek të Ri,  intervenim në infrastrukturë te varrezat në Vërboc dhe rregullimi i rrethojes te varrezat në Gllanasellë, thuhet në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton drenicapress.info

Për këtë vit, në këtë projekt janë miratuar 30 mijë euro dhe është në procedurë edhe faza e dytë e rregullimit të varrezave që do të realizohet brenda këtij viti. Komuna e Drenasit do të ketë prioritet edhe vitet në vazhdim rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në ato lokacione ku nuk është intervenuar deri më tani. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz