Filloi gjykimi i Sulejman Osmanit, i njohur si Komandant Sula, i dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Kumanovë, raporton SHENJA.
Osmani i ciliu ekstradua nga Kosova tre muaj më parë, kërkoi që të thirren si dëshmitarë Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Artan Grubi, por kërkoi edhe versionin e Shenasi Memedit, Ejup Halilit, Zimri Qamilit, Arif Asanit, Nimetulla Abdullait, Sadulla Durakut, Sasho Mijallkovit, Mitko Çavkovit. Kërkoi të thirret edhe Gordana Jankullovska, Stojançe Angellov, Besim Behari dhe Isni Shaqiri.
Seanca e gjykimit të Osmanit zgjati vetëm një orë me deklarimet e 55 vjeçarit si i pafajshëm. Ai mohoi të gjitha akuzat për terrorizëm dhe logjistikë të grupit të Kumanovës dhe kërkoi që nëpërmjet deklarimeve të zyrtarëve të kërkuar si dëshmitarë të vihet deir tek e vërteta.
Osmani tha se dy prej personave që i ka renditur në listën e dëshmitarëve kanë komunikuar vazhdimisht me Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn por kanë qenë edhe tre persona të tjerë që kanë folur me liderët e grupit por që nuk janë në listën e personave të propozuar si dëshmitarë.
Si dëshmitarë do të thirren edhe katër policët që kanë ruajtur kullën policore të Gushincës.
Emri i Sulejman Osmanit ngeli në opinion si enigmatik në momentin që arriti ti ikë policisë në afërsi të fshatit Gushincë. Osmani pastaj nga Kosova dërgonte deklarata duke thënë se duke ua treguar vendin ku e ka fshehur armatimin grupi i Kumanovës ka arritur të ikë dhe të kalojë në territorin e Kosovës me pranga në duar.
Osmanin e kishin arrestuar autoritete e Kosovësnë korrik të vitit 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia.
Edhe pse kishte kërkesë që Osmani të gjykohet së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Kumanovës, gjykatësja ka refuzuar bashkimin e lëndës pasi Gjykimi i 37 të akuzuarve për luftime në Lagjen e Trimave tashmë ka nisur për një kohë të gjatë.
/SHENJA/