back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasNë Drenas u mbajt fushata kundër kancerit të gjirit

Në Drenas u mbajt fushata kundër kancerit të gjirit

Të ngjajshme

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë...

Pak gra kandidojnë për kryetare të komunave

I vogël është numri i grave kandidate për kryetare...

Garda Kombëtare e Virxhinias Perëndimore po dërgohet në Uashington

Trupat e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore po dërgohen...

Komiteti Konsultativ për Barazi Gjinore në bashkëpunim me organizatën “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Drenas”, qendrës kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita” dhe Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, u mbajt fushata kundër kancerit të gjirit, ku u diskutuar me onkologët dhe gratë e pranishme për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Në këtë takim, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, ka përshëndetur takimin, ndërsa udhëheqësja për Drejtat e Njeriut, Zahrije Podrimqaku-Subashi, ka folur për rastet të cilat i ka ndihmuar Komuna me mjete financiare për rastet e diagnostifikuara me kancer të gjirit.

Gratë pjesëmarrëse kanë pasur mundësinë të njoftohen nga ana e mjekëve të shoqatës së onkologëve me rrezikun që paraqet kjo sëmundje, diagnostifikimin dhe mënyrën e trajtimit të saj. Gjatë prezantimit nga ana e onkologëve, u tha se sa me herët të diagnostifikohet kjo sëmundje, aq me i shpejt është kurimi i saj.

Sëmundja e kancerit të gjirit, e cila më së shumti i prekë gratë, përben një shqetësim me përmasa globale, tha doktori Ardian Millaku. Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në këtë ligjëratë kanë kërkuar nga gratë që të rrisin nivelin e vetëdijesimit për rrezikun që paraqet kanceri i gjirit dhe rritjen e nivelit të vetëkontrollit sidomos tek gratë e moshës së mesme. Pas përfundimit të pjesës ligjëruese nga ana e mjekëve të onkologjisë, pjesa tjetër e takimit është zhvilluar në formë të debatit, ku gratë pjesëmarrëse kanë shprehur interesimin për të ditur sa më shumë rreth sëmundjes së kancerit të gjirit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz