Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për zhvillim ekonomik dhe bujqësi, vazhdojnë të implelemntojnë projekte të ndryshme në mbështetje ët fermerëve.
Drejtori i kësaj drejtorie, Nasuf Aliu, ka realizuar të premtën projektin e 12-të me radhë për mbështetjen e fermerëve, me qëllim të shtimit të prodhimeve bujqësore, duke shpërnda farë gruri dhe pleh artificial.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, në fjalën e mbajtur para fermerëve tha se që prej ardhjes së tij në krye të komunës, një nga prioritete ka qenë zhvillimi i sektorit të bujqësisë, andaj edhe ka mbështetur projekte të shumta.
“Komuna dhe unë si kryetar, jemi shumë të interesuar që të krijojmë kushte sa më të mira për fermerët e komunës, me qëllim që ata të punojnë sa më shumë për të shtuar shumëllojshmërinë e prodhimeve dhe rritjen e vazhdueshme të rendimenteve. Bujqësia në komunën e Mitrovicës, asnjëherë nuk ka pas më shumë subvencione se sa gjatë kësaj periode kur unë jam kryetar. Do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për fermerët e komunës edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Drejtori Aliu në vazhdim njoftoi se deri tash janë 12 projekte dhe se kanë përfituar gjithsejtë 1.233 fermer dhe se për vitin e ardhshëm është paraparë një buxhet i mjaftueshëm për fermerët.
Të premten kontratat me komunën i kanë nënshkruar 187 fermer përfitues, për të cilët janë shpërnda 20.000 kilogram farë gruri dhe 7.500 kilogram pleh artificial.
Nga ky numër, 174 fermer kanë përfituar nga 100 kilogram farë gruri dhe nga 40 kilogram pleh artificial, 13 fermer kanë përfituar nga 200 kilogram farë gruri dhe 40 kilogram pleh artificial.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave dhe pranimit të subvencioneve, fermerët, pasi falënderuan komunën për mbështetje ët vazhdueshme, shtruan nevojën që të mbështeten edhe me ekspertë, pasi që kanë nevojë për një gjë të tillë, me qëllim që të shtojnë rendimentet e tyre në prodhimtari.