BallinaLajmeKoalicioni nuk punon në riformatimin e Qeverisë

Koalicioni nuk punon në riformatimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Kurrfarë veprimi nuk është ndërmarrë në lidhje me ristrukturimin e Qeverisë. Zotimi për ta bërë një gjë të tillë është dhënë muaj më parë nga eksponentët e koalicionit, por, duke parë mungesën e veprimeve, analistët kanë konstatuar se hapja e kësaj teme ka qenë strategji për të ngarkuar publikun me të, në kohën kur vlonin akuzat që lidheshin me demarkacionin e asociacionin.

Kësisoj, ekzekutivi kosovar vazhdon të mbetet ndër më të mëdhenjtë në rajon e në Evropë, shkruan sot Koha Ditore.

Jo veç që nuk ka nisur tkurrja e tij e paralajmëruar nga kryeministri Isa Mustafa e edhe nga presidenti Hashim Thaçi, por nuk është bërë as vlerësimi i performancës së ministrave.

Madje, Zyra e Kryeministrit nuk u ka kthyer përgjigje as organizatave të shoqërisë civile që i kanë sugjeruar asaj veprimet që duhet ndërmarrë për ta bërë më funksionale Qeverinë.

Edhe në fillim të mandatit e edhe tash, Instituti GAP ka prezantuar një udhërrëfyes për uljen e numrit të ministrive dhe posteve ministrore. Me të është kërkuar që Qeveria të tkurret në 13 ministri, pa e prekur shërbimin civil, por vetëm duke i eliminuar pozitat politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz