back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeGjykata mbyll për publikun gjykimin e Sali Mekajt

Gjykata mbyll për publikun gjykimin e Sali Mekajt

Të ngjajshme

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Lambrinidis: BE pret që Serbia të ndjekë autorët e sulmit në Banjskë

Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e...

Martohet motra e Gigi dhe Bella Hadid-it, shpërthejnë lotët

Motra e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella, Alanna...

Ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, e ka shqetësuar prania e mediave, të enjten, derisa ishte ulur për herë të parë në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“A s`po ki ti tjetër punë veç me fotografu a?”, i është drejtuar mbrojtësi i Mekajt, Ramë Gashi, fotoreporterit të “Kohës Ditore”, derisa ky i fundit po e kryente detyrën e tij.

Avokatit i është sqaruar se leja për prezencë ishte marrë qysh në hyrje të Gjykatës, që nënkuptonte se Gjykata ishte e vetëdijshme për praninë e fotoreporterëve dhe të kameramanëve.

Fotografimet, incizimet e mediave nuk i kanë penguar trupit gjykues deri në momentin kur avokati i Mekajt dhe i të akuzuarve të tjerë kanë kërkuar që të mos lejohen të publikohen.

Ata, po ashtu, me një kërkesë të veçantë i kanë kërkuar Gjykatës që të mbyllin tërë procesin gjyqësor. Këtë e kanë bërë duke u bazuar në nenin 293 të Kodit të Procedurës Penale, i cili, ndër të tjera, parasheh “mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz