back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeHoxha: Me Kodin e procedurës penale parashihet kompensimi i viktimave të krimit

Hoxha: Me Kodin e procedurës penale parashihet kompensimi i viktimave të krimit

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, në konferencën dy ditore me temën “Java e viktimave të krimit” tha se diskutimi për viktimat e krimit përbën ndoshta njërën nga temat më të vështira dhe më të ndjeshme, duke e konsideruar edhe ndër detyrat urgjente të përgjegjësive.

Hoxha vuri theks në të drejtat e viktimës të cilat përbëjnë korpusin juridik të atyre të drejtave që sot gëzojnë statusin e të drejtave universale njerëzore dhe për shkak të rëndësisë që kanë këto të drejta, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë përfshirë ato në boshtin e sistemit kushtetues dhe juridik.

“Struktura institucionale e një shteti modern demokratik ndërtohet mbi premisat e lirisë politike, autonomisë qytetare dhe barazisë individuale. Çfarëdo lloj sulmi mbi secilin individ të kësaj shoqërie dhe dhunim i të drejtave të tij, përbën edhe një atak të drejtpërdrejtë ndaj vlerave që formësojnë parimet e këtij rendi”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministrja vuri në pah rëndësinë e miratimit të bazës ligjore për këtë çështje.

“Miratimi i Kodit të Procedurës Penale, që parasheh edhe rastin e kompensimit të viktimave, si dhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, përbëjnë vetëm disa nga nismat legjislative në përmbushjen e kësaj detyre. Me kryeprokurorin jemi afër funksionalizimit të Komisionit për Kompensimin e viktimave me synim shqyrtimin e kërkesave konform ligjit”, theksoi ministrja Hoxha. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz