back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeBE nuk ndërhyn në rastin “Thaçi”

BE nuk ndërhyn në rastin “Thaçi”

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

Bashkimi Evropian nuk do të ndërhyjë për lirimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar javë më parë nga autoritetet serbe, nën akuzat për “Terrorizëm”. Kuvendi i Kosovës javën që shkoi përmes një rezolute të miratuar kërkoi nga BE-ja që të ndërhyjë për lirimin e Thaçit, por zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë se ata janë duke e vëzhguar nga afër procesin ndaj tij, por nuk i komentojnë proceset gjyqësore.

“BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes mekanizmave të saj detyrues të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi”, thuhej në pikën e parë të rezolutës së miratuar nga Kuvendi.

Por, në një përgjigje për gazetën “Zëri” Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thotë se pavarësia e gjyqësorit pa asnjë interferim politik është ajo për çka angazhohet BE-ja, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndërhyrje politike në këtë proces.

“Bashkimi Evropian është duke e përcjellë nga afër procesin gjyqësor lidhur me arrestimin e Nehat Thaçit, mirëpo, si një rregull e përgjithshme, BE-ja asnjëherë nuk komenton për proceset të cilat janë në zhvillim. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz