BallinaBotëZgjedhjet në Mal të Zi, rezultatet e para

Zgjedhjet në Mal të Zi, rezultatet e para

Të ngjajshme

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Partia properëndimore DPS e kryeministrit malazias, Millo Gjukanoviq, ka fituar zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi, por nuk e ka siguruar shumicën, sipas një parashikimi të realizuar nga agjencia CEMI, bazuar në një numërim të pjesshëm të votave.

Reuters raporton se me 20.6 të votave të grumbulluara nga qendrat e votimit, CEMI ka parashikuar se DPS, pas përfundimit të procesit të numërimit, do të ketë 42.2 për qind të votave.

Sipas agjencisë CEMI, Aleanca Fronti Demokratik, e përbërë nga parti properëndimore dhe proserbe, do të ketë 22.8 për qind të votave, kurse KLJUC, një tjetër aleancë që kundërshton Gjukanoviqin, do të ketë 11.6 për qind të votave, transmeton Gazeta Express.

Gjukanoviq, i cili ka bërë fushatë me premtimin se do ta çojë ish-republikën e vogël jugosllave të 620.000 banorëve në NATO, ka udhëhequr vendin si president dhe si kryeministër që gati gjysmë shekulli. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz