BallinaSportDy vjet nga droni shqiptar në Beograd (video)

Dy vjet nga droni shqiptar në Beograd (video)

Të ngjajshme

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Dy vjet më parë, më 14 tetor 2014 ishte ndërprerë ndeshja Serbi – Shqipëri, e cila luhej në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Franca 2016”.

Ndërprerja ishte paralajmëruar po thuaj që para fillimit: Ishte ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar.
Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë që, sidomos nga lojtarët, tifozët, por edhe zyrtarë serbë që gjendeshin aty, konsiderohej betejë lufte. E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”.

Për koincidencë, sot në Nish të Serbisë mbahet forumi biznesor-ekonomik Serbi-Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz