BallinaLajmeKadri Veseli i vendosur: Ligji për Trepçën i pakthyeshëm

Kadri Veseli i vendosur: Ligji për Trepçën i pakthyeshëm

Të ngjajshme

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli vlerëson se miratimi i ligjit për Trepçën është dashur të votohet shumë më parë. Ai i ka siguruar qytetarët e Kosovës dhe minatorët se ligji për Trepçën është i pakthyeshëm.

“Ligji për Trepçën dëshiroj t’i sigurojë të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht minatorët është i pakthyeshëm, ka vetëm një qëllim perspektivën zhvillimore. Trepça është çështje ekonomike e jo politike”, tha Veseli gjatë një interviste në RTK.

Veseli thotë se minatorët do të jenë pjesë e shoqërisë aksionare të krijuar me ligjin e ri për Trepçën.

Sipas tij, punëtorët do të pasurohen vet nga puna e tyre.

“Komuniteti do të përfitojë shumë, pastaj bilanci i jonë ekonomik. Kosova si tërësi do të përfitojë maksimalisht. Aktualisht kemi bilanc tregtar jo të mirë, prandaj Trepça do sjellë rritje ekonomike”, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka thënë se bordi mbikëqyrës i Trepçës që buron nga ligji do të hartojë politika investuese që do të ndikojnë në nxjerrjen e xeheve dhe rritjen e eksportit të tyre.

“Ne presim rezultatet e para brenda gjashtë muajve, sepse do të ndërmerren edhe hapat e parë investues, sepse kemi edhe investitorë potencial që dëshirojnë të investojnë në Trepçë”, thotë ai.

Ndërsa sa i përket bojkotit të Listës Serbe për shkak të ligjit të Trepçës, Veseli tha se kanë ndërmarr një veprim jo të mençur.

Kreu i legjislativit tha se edhe përpjekja e Beogradit zyrtar për të reaguar ndaj ligjit për Trepçën është e pakuptimtë dhe tendencioze, por sipas tij, asgjë nuk mund ta ndalojë zhvillimin e Trepçës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz