back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeInstruktori shqiptar që u rrëzua me aeroplan në SHBA, është mik me...

Instruktori shqiptar që u rrëzua me aeroplan në SHBA, është mik me Bill Clintonin (Foto)

Të ngjajshme

Arian Prevalla është pronar dhe instruktor në kompaninë American Flight Academy. Të mërkurën, ai nisi fluturimin sipas itinerarit me një student nga Jordania, Feras M. Freitekh.

Freitekh sipas medieve amerikane, e kishte të imponuar nga familja që të bëhej pilot. Në momentin kur u ngrit aeroplani, Freitekh nuk po i shkonte mirë drejtimi dhe u revoltua me vetveten duke dashur të bënte vetëvrasje, transmeton lajmi.net

Por këtu ndërhyn Prevalla dhe përpiqet që ta parandaloj rrëzimin e avionit, por nuk ia doli. Aeroplani u përplas në East Hartford, Connecticut, ku studenti jordanez mbeti i vdekur, ndërkaq Prevalla shpëtoi me lëndime.

Raportimet e para ishin për një sulm terrorist, por sipas Policisë, rrëzimi i aeroplanit ka të bëj me vetëvrasje.

Por kush është Arian Prevalla.

Në faqen zyrtare të American Flight Academy ai prezantohet me prejardhje nga Shqipëria. Si një biznesmen dhe me përvojë në fushën e aviacionit, ai kishte themeluar akademinë në vitin 2006. Ai thotë se kompania filloi me vetëm një aeroplan, ndërkaq tash po zgjerohet. Në korrik të këtij viti, Prevalla tregon se akademia me të njëjtin emër është hapur edhe në Hartford, pikërisht këtu ku ndodhi rrëzimi i aeroplanit.

Ndërkaq, në profilin e tij, Prevalla përveç shumë fotografive me studentët e tij gjatë fluturimeve, ai ka edhe një foto me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

“Miqtë në vende të larta” e ka përshkruar këtë fotografi Prevalla. /lajmi.net/

1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz