back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeArsimtari shkoi ta vrasë në zyrë drejtorin e Arsimit në Lipjan

Arsimtari shkoi ta vrasë në zyrë drejtorin e Arsimit në Lipjan

Të ngjajshme

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Arben Vitia e pranon që u intervistua nga Prokuroria Speciale

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar...

Hoti: 4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike, dhe tallja me qytetarët vazhdon

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e...

Nëse do t’i kishte shkrepur arma, drejtori i i Arsimit të Komunës së Lipjanit, Rasim Hasani, do të varrosej.

Kjo pasi një mësimdhënës të cilit i ka skaduar kontrata e punës, e të cilit nuk i është  vazhduar, ka shkuar direkt në zyrën e të parit të arsimit në këtë komunë.

Policia ka deklaruar se i dyshuari i është kërcënuar me armë drejtorit të Arsimit, të martën rreth orës 11:30 minuta.

Këtë akt, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka quajtur të papranueshëm dhe ka kërkuar që drejtësia ta thotë fjalën e saj sa më parë.

Sipas Ahmetit, në këtë rast nuk ka as çfarë të hetohet pasi kamerat e sigurisë dhe gjithçka tjetër, tregojnë fare qartë se çfarë ka ndodhur. Ai tha se nga kjo ngjarje janë tmerruar edhe punëtorët e tjerë të komunës, raporton lajmi.net.

Nga ana tjetër, Policia ka akt e ka klasifikuar si sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas forcave të rendit,  derisa ishte në vendin e punës, një qytetar ka lajmëruar se  ishte kërcënuar me armë zjarri nga një person tjetër.

Pa dhënë identitetet e të përfshirëve në këtë rast, policia deklaron se me  urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar..

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, deklaron policia.

Kjo nuk është hera e parë që kërcënohen zyrtarët e administratave në vend. Madje një drejtor i arsimit në komunën e Prishtinës, vite më parë është vrarë gjithashtu në vendin e  tij të punës.

Dorasi ishte dorëzuar dhe para disa ditësh, pas një procesi të gjatë gjyqësor, është dënuar me 24 vjet burg.

Të Fundit

Sport

ShowBiz