back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: Drejtori i Arsimit takoi stafin kryesor të organizatës “Team Albanian”

Drenas: Drejtori i Arsimit takoi stafin kryesor të organizatës “Team Albanian”

Të ngjajshme

Kosova nikoqire e javës së CEFTA-s, kjo është agjenda

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me...

Ish-ministri Latifi merr një detyrë të re në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është zgjedhur drejtor i...

Rubio thotë se ka disa përparime në bisedimet me Rusinë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se...

Linjat e transportit publik i kthehen qarkullimit, zgjidhet problemi në mes tyre dhe institucioneve

Prishtina, mëngjesin e së mërkurës u kthye në normalitetin...

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, z. Sadik Tahiraj priti në takim stafin kryesor të organizatës “Team Albanian” nga Norvegjia, Per & Målfrid Nordli dhe Ingri-Lise & Mortin, koordinatorin z. Xhemajl Bytyqi dhe zyrtaren administrative znj. Aferdita Bytyqi të cilët i falënderoi përzemërsisht për ndihmën dhe kontributin që po bënë për nxënësit dhe qytetarët e Komunës së Drenasit.

Drejtori Sadik Tahiraj gjatë takimit ka falënderuar popullin norvegjez për ndihmën që po bënë për nxënësit e komunës sonë, dukë thënë: ” falë ndihmës suaj nxënësit tanë kanë dhënë dhe po japin rezultatet te mira në mësime, duke marr parasysh se ju po i bëni të barabartë në shkollë, sikur ata që kanë, ashtu edhe ata që s’kanë mundësi të blejnë librat”.

Znj. Målfrid Nordli falënderoi drejtorin Tahiraj për pritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komunës Drenasit. “Duke parë kohën e vështirë të pasluftës për popullin shqiptar, ne herët kemi filluar me shpërndarjen e librave nëpër shkolla fillore të Komunës së Drenasit si dhe kemi financuar rreth 22 studentë të kësaj Komune. Meqë tani Ministria financon librat nëpër shkolla fillore, ne kemi vazhduar të shpërndajmë libra në shkolla të mesme për nxënësit dhe familjet me asistencë sociale, numri i të cilëve arrin nga 35 deri në 50 nxënës në vit”.

Gjithashtu edhe z. Per Nordli,tha se “është kënaqësi që sot gjendemi këtu, meqë ne nga viti 2000 veprojmë në Drenas dhe po e shohim se gjërat po ecin përpara çdo ditë e më shumë gjendja ekonomike është duke u rregulluar”.

Ata falënderuan edhe librarinë “Likoshani” që u ka mundësuar sigurimin dhe shpërndarjen e librave, si dhe biseduan rreth projekteve që nga viti 2000-2016, për punën e tyre që bëjnë në Norvegji rreth 20 femra dhe 5 meshkuj, për 5-6 ditë në javë për ta ndihmuar popullin e Kosovës.

Në fund të takimit drejtori Tahiraj në shenjë falënderimi i’u dha mirënjohje për kontributin e tyre.

Kjo organizatë është themeluar nga viti 2000, ku kanë ndihmuar dhe vazhdojnë t’i ndihmojnë rreth 300 familje skamnore me gjëra ushqimore, veshmbathje, dhe kanë financuar rreth 22 studentë deri në përfundim të studimeve. Po ashtu kanë hapur ordinancë stomatologjike, ku kryhen shërbimet dy herë në javë dhe përkujdesen për shëndetin oral-stomatologjik për persona me gjendje të rëndë ekonomike/sociale. Gjithashtu kanë ndërtuar 6 shtëpi dhe rinovuar 4 në territorin Komunën e Drenasit. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz