back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëRusia i vazhdoi bombardimet e fuqishme në Alepo

Rusia i vazhdoi bombardimet e fuqishme në Alepo

Të ngjajshme

Kupa e Kosovës në basketboll, sot akti i dytë i gjysmëfinaleve

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës...

Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat shfajësuese për Thaçin

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdon...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarve për grabitje

Policia e Kosovës, sektori i hetimeve të Prishtinës ka...

Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largohen nga salla

Ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i...

Aeroplanët luftarakë rusë i kanë vazhduar bombardimet e fuqishme në qytetin sirian, Alepo, që është nën kontroll të kryengritësve, pas disa ditëve të qetësisë relative.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 8 civilë janë vrarë në dy lagje të qytetit të rrethuar Alepo, ku afro 250 mijë banorë mbeten të bllokuar.

“Ky ishte bombardimi më i fuqishëm rus prej se regjimi i Sirisë pat shpallur se do t’i reduktoj bombardimet” më 5 tetor, tha Rami Abdel Rahman, nga ky observator.

Ushtria siriane më 5 tetor pat shpallur se do t’i reduktonte bombardimet në Alepo, dhe pat kërkuar nga civilët që të distancohen ne kryengritësit.

Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, kanë avancuar në hapësirat që janë nën kontrollin e kryengritësve, me qëllim që ta rimarrin gjithë qytetin Alepo.

Observatori tha se së paku 290 njerëz, shumica civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave qeveritare apo ato ruse, prej se ka filluar operacioni për rimarrjen e Alepos, më 22 të muajit të kaluar. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz