back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeParashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Cikloni që po sjell të reshurat e shiut, gjatë ditës së nesërme do të kalojë nga rajoni ynë duke u zhvendosur mbi Detin e Zi, ndërsa nga Afrika veriore masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mbi rajonin tonë nga dita e premte.

Sipas Prishtina Weather, gjatë natës reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa të mërkurën do të mbajë mot i ftohtë, vende-vende do të vazhdojnë rrebeshet e shiut, të cilat deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Në vise malore ka mundësi edhe për reshje bore.

Nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa nga dita e premte temperaturat do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare.  Në orët e mëngjesit në vise të ulëta ka mundësi edhe për mjegull.

Gjatë fundjavës një tjetër turbullirë nga Atlantiku do të fillojë të depërtojë mbi rajon duke sjell sërish vranësira dhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të rriten nga 3C, të enjten, deri në 10C në fundjavë, e ato maksimale nga 12C deri në 20C.
Era do të fryejë nga verilindja 1-9m/s, ndërsa nga dita e enjte juglindja 2-7m/s.  Shtypja atmosferike deri nesër do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje mbi këto vlera. /Telegrafi/

moti gjate javes

Të Fundit

Sport

ShowBiz