BallinaBotëGorbachev: Bota ka arritur në një “pikë të rrezikshme”

Gorbachev: Bota ka arritur në një “pikë të rrezikshme”

Të ngjajshme

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Ish-lideri sovjetik dhe laureati i çmimit Nobel për paqe, Mikhail Gorbachev, tha se bota ka arritur në një “pikë të rrezikshme”, me rritjen e tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit – të përkeqësuara për shkak të konfliktit në Ukrainë – janë tensionuar edhe më prejse SHBA, më 3 tetor, ka braktisur përpjekjet me Rusinë për të negociuar armëpushimin në Siri dhe ka akuzuar formalisht Rusinë për ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet presidenciale.

Kremlini, ndërkohë, ka pezulluar disa marrëveshje për bashkëpunim me SHBA-në në energjinë bërthamore.

“Mendoj se bota ka rritur në një pikë të rrezikshme”, tha Gorbachev për agjencinë e lajmeve RIA Novosti.

“Nuk dua të jap ndonjë recetë konkrete, por dua të them se kjo duhet të ndalojë. Duhet të ripërtërijmë dialogun. Ndërprerja e tij ka qenë gabimi më i madh”, tha Gorbachev. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz