Ish-kryediplomati, Petrit Selimi, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, ku thotë se Kosova ka pasur nevojë të dal nga kjo amulli. Madje ai shprehet se nga figura të shquara shteti ka rënë në Dimal Bashën.
Selimi është shprehur se se populli duhet ta di se pa çka është VV-ja dhe çka i sjell Kosovës.
“Ja pra ku e keni Dimalin Kryetar i Kuvendit. Moti ka pasë nevojë ky popull nje zgjim nga amullia, me pa çka është VV-ja dhe çka i sjell Kosovës. Nga Kolë Berisha e Nexhat Daci, nga Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, nga Vjosa dhe Glauku – rrëshqasim pingul ne Dimalin. Urime & suksese”, ka shkruar Selimi.
Ja pra ku e keni Dimalin Kryetar i Kuvendit. Moti ka pasë nevojë ky popull nje zgjim nga amullia, me pa çka është VV-ja dhe çka i sjell Kosovës. Nga Kolë Berisha e Nexhat Daci, nga Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, nga Vjosa dhe Glauku – rrëshqasim pingul ne Dimalin. Urime & suksese pic.twitter.com/ocTrIFZMfk
— Petrit Selimi (@Petrit) August 26, 2025