back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëRusia planifikon ndërtimin e një baze të përhershme detare në Siri

Rusia planifikon ndërtimin e një baze të përhershme detare në Siri

Të ngjajshme

​KASH: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të Luftës së Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësimin e...

Zhduket një femër në Gjakovë

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Policia e...

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Nikolai Pankov tha se në qytet-portin Tartus të Sirisë, vend ku lufta civile vazhdon prej 5 vjetësh, do të ndërtojnë një bazë të përhershme detare.

Në fjalën drejtuar Këshillit të Federatës, që është edhe dhoma e lartë e Parlamentit rus, Pankov, tha se dokumentacioni i nevojshëm që do t’i mundësojë Rusisë themelimin e bazës së përhershme në fjalë, është përgatitur dhe është miratuar në nivel ministror.

“Pas përfundimit të procedurës këtë do t’ua paraqesim juve për miratim”, u tha Pankov anëtarëve të Këshillit Federativ.

Momentalisht në Tartus Rusia e ka një bazë ushtarake dhe mban emrin “Kompleksi i mirëmbajtjes dhe logjistikës” për anijet luftarake.

Dhoma e ulët e Parlamentit rus, Duma, javën e kaluar kishte miratuar një marrëveshje që parashikon përdorimin për një afat të pacaktuar të bazës ushtarake që Rusia ka në qytetin Himeymim të Sirisë

Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes kishte deklaruar më herët se në Siri kishte instaluar sistemin e mbrojtjes ajrore me raketa të tipit S-300.

Të Fundit

Sport

ShowBiz