BallinaLajmeKoalicioni nuk rrezikohet nga bojkoti i Listës Serbe

Koalicioni nuk rrezikohet nga bojkoti i Listës Serbe

Të ngjajshme

Dy kandidatë kanë aplikuar për postin e kryetarit të KRRE-së

Aco Ristov dhe Shamil Rexhepi janë dy kandidatët që...

Keq për Blutë e Londrës, Reece James mungon ndaj PSG-së

Skuadra e Chelseat sot ka marrë një lajm aspak...

Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit thellohen

Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë...

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e...

Bojkoti i Listës Serbe bërë institucioneve të Kosovës nuk e rrezikon koalicionin qeverisës. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, një ditë pas vendimit të deputetëve serbë që ta pezullojnë aktivitetin e tyre në Kuvend.

Ndërkaq kryeministri Isa Mustafa është shprehur se vartësit e tij serbë nuk kanë asnjë arsye për t’i bojkotuar institucionet, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk e rrezikon aspak koalicionin, as punën e Kuvendit, por bojkoti nuk është zgjidhje. Nuk ka kompromis me çështjet, të cilat janë nacionale dhe në interes të shtetit të Kosovës. Por nuk është as në interes të vet serbëve të Kosovës që të zgjedhin rrugën e bojkotit”, ka thënë Veseli të hënën pas mbledhjes së Kryesisë.

Për bojkotin e listës serbe, pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” nga Qeveria ka folur edhe kryeministri Isa Mustafa. Por nuk ka treguar nëse ky vendim i serbëve rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit.

Bojkoti i listës serbe nisi qysh të hënën, kur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Slavko Simiq, nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë. Ky vendim i Listës vjen pas miratimit të Ligjit për “Trepçën” javën e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz