Ordu, 10 tetor – Fermeri Adem Duymaz nga fshati Fatsa, në bregdetin e Detit të Zi të Turqisë, ka kultivuar një kungull me peshë prej 90 kilogramësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Kungulli kap një madhësi prej 220 centimetra dhe mahnitë jo vetëm banorët e Saraytepes, por çdonjërin që e sheh atë.
Duymaz tha se për bartjen e kungullit, të cilën e kishte mbjellë gruaja e tij, nevojiteshin katër persona.
“Kungullin deshën ta blejnë pronarët e disa dyqaneve, por nuk dua ta shes, por edhe nuk e kam ndërmend ta ha. Do ta vendos para shtëpisë si dekorim”, tha Duymaz, i cili nuk ka përdorur asnjë pleh artificial, me rastin e kultivimit të kungullit
Një fermer turk kultivon kungullin me peshë 90 kilogramë
- Advertisement -