back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNehat Thaçi mohon akuzat, thotë se gjatë asaj periudhe ishte në muajin...

Nehat Thaçi mohon akuzat, thotë se gjatë asaj periudhe ishte në muajin e mjaltit

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi ka hedhur sot poshtë akuzat në Prokurorinë për krim të organizuar  në Beograd se ishte përgjegjës për dëbimin e një familjeje serbe.

Ai akuzohej nga prokuroria serbe për dëbimin e familjes Milivojeviq më 1 korrik të vitit 1999 në një  fshat afër Lipjanit.

Me këtë rast, ai  ka hedhur poshtë akuzat dhe ofroi një alibi se në atë kohë ishte në Fushë Kosovë.

“Në atë kohë, 15 ditë nuk kam qenë atje. Me gruan time unë kam qenë në muaj të mjaltit në Fushë Kosovë. Në një gjë të tillë nuk kam marrë pjesë”, ka theksuar ai, duke shtuar se nuk e njeh asnjë anëtar të familjes Milivojeviq.

Avokati i tij në Beograd, Sead Spahoviq ka thënë për “Blic-in” serb se Thaçi është marrë në pyetje 15 ditë pas arrestimit të tij, dhe kjo ishte e papranueshme, transmeton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz