back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeNdërtimtaria në Kosovë: 61 të vdekur, 220 të lënduar

Ndërtimtaria në Kosovë: 61 të vdekur, 220 të lënduar

Të ngjajshme

Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, përditësohen të dhënat

Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare njofton qytetarët dhe...

Shukri Buja: Banulla, bashkë drejt fitores

Kandidati i PDK-së, Shukri Buja, ka qëndruar sonte në...

Levante shkon në pushim me dy gola ndaj Barcelonës

Skuadra e Levantes ka shënuar edhe golin e dytë...

Cremonese nuk dorëzohet, e rikthen epërsinë ndaj Milanit me një gol spektakolar

Cremonese ka arritur ta rikthejë epërsinë ndaj Milanit në...

Gjatë 5 vjetëve të fundit në sektorin e ndërtimtarisë 61 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare.

Niveli i sigurisë në punë edhe më tuje vazhdon të jetë i ulët, ku si pasojë gjatë pesë vjetëve të fundit në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 61 qytetarë, ndërkaq 220 të tjerë janë lënduar lehtë e rëndë. Por në realitet numri i të lënduarve është shumë më i madh, pasi që një numër i konsiderueshëm nuk është raportuar fare, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Këto të dhëna janë pasqyruar në raportin e fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) “Siguria në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë”, i publikuar para pak ditësh.

“Numri i aksidenteve të rënda dhe në shumicën e rasteve edhe me pasoja fatale për shëndetin e punëtorëve është shqetësues dhe është rritur nga viti në vit. Pasojat nga moszbatimi i masave apo zbatimi i pamjaftueshëm i rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë është problem shqetësues për njerëzit dhe natyrën në nivel global. Analizat e bëra kanë treguar se sektori i ndërtimtarisë prin me numrin më të lartë të rasteve me lëndime, por edhe me vdekje të punëtorëve. Duke u bazuar në këtë, ne kemi përzgjedhur për trajtim këtë sektor si një ndër sektorët më të ndjeshëm dhe me rrezik më të lartë krahas sektorëve tjerë”, thuhet në raport. /Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz