back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë jep tenderin për ilaçin 'fals'

Ministria e Shëndetësisë jep tenderin për ilaçin ‘fals’

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kompania “Santefarm” e ka regjistruar ilaçin “Solu Medrol 40 mg” si formë farmaceutike “Solucion për injektim” derisa i njëjti produkt nuk është regjistruar në asnjë vend tjetër si solucion (tretje), por si pluhur injektimi. Përmes këtij dallimi ka arritur të fitojë tenderin mbi 160 mijë euro, të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse kishte vërejtje paraprake nga OSHP-ja.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka shpallur fitues të Lotit 58 në tenderin për “Furnizim me ilaçe esenciale” një produkt që në Agjencinë e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) është regjistruar në mënyrë të parregullt, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Loti i tenderit në vlerë mbi 160 mijë euro i është dhënë kompanisë “Santefarm” nga Prishtina, me pronar Milaim Abdullahun.

Kur gazeta “Zëri” ka hulumtuar regjistrimin e produktit “Solu Medrol 40 mg” nga kompania “Santefarm” ka gjetur se ai nuk i përket formës farmaceutike “Solucion” (tretje), siç është regjistruar në AKPM.

Ky produkt është një pluhur steril dhe si i tillë është regjistruar në disa vende tjera të botës, duke përfshirë Kroacinë, Britaninë e Madhe, Irlandën. Të gjitha këto gazeta “Zëri” i ka faktuar në një hulumtim disajavësh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz