BallinaLajmeQeveria s’ka “njoftim zyrtar” për “ngrirjen” e Listës Serbe

Qeveria s’ka “njoftim zyrtar” për “ngrirjen” e Listës Serbe

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Autoritetet në Prishtinë thonë se nuk kanë marrë “asnjë shkresë zyrtare nga partnerët në koalicionin qeverisës, Lista Serbe” për, siç thuhet, “ngrirje të pjesëmarrjes në institucionet e vendit”.

Zëvendësministri i pushtetit lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj se “nuk ka indikacione zyrtare për hapat e Listës Serbe” – të njoftuara gjatë ditës në mediat lokale.

“Nëse kjo është e vërtetë, ne duhet të marrim diçka me shkrim prej tyre, e pastaj do të ulemi të bisedojmë dhe të shohim si do të merremi me këtë çështje”, thotë ai.

Deklarata e Gecajt erdhi pas vendimit të zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq dhe dy ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, që të “ngrijnë” pjesëmarrjen e tyre në punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërqeveritare dhe në organet e tjera qeveritare, me vlerësimet se “pjesëmarrja në to do të ishte vetëm formale dhe jo edhe thelbësore”./

“Nuk mund të pranojmë që partitë shqiptare në pushtet me pjesëmarrjen tonë po ‘luajnë’ rolin e demokracisë. Angazhimi ynë do të drejtohet kryesisht në aktivitetet që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë në Kosovë”, thuhet në një kumtesë të përbashkët.

Në kumtesë, zëvendëskryeministri dhe ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, thonë se “Qeveria e Kosovës ua ka pamundësuar pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes për temat që janë jetike për pozitën e popullit serb”.

“Duke na pamundësuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjidhjen e drejtw dhe të arsyeshme të fatit të Kombinatit ‘Trepça’, dhe në shumë vendime të tjera, marrëveshja për koalicion është shkelur dhe Listës Serbe i është bërë me dije se nuk duhet ta shohë veten si pjesë të koalicionit qeverisës”, thuhet në kumtesë.

Më herët gjatë ditës së diel, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë bërë me dije përmes një kumtese se, po ngrijnë pjesëmarrjen e tyre në punën e Kuvendit. Ata kanë deklaruar se “në emër të interesave të popullit serb dhe demokracisë me neveri e hedhin poshtë dhunën politike dhe juridike të parlamentit kosovar” për çështjen e Trepçës.

Deputetët serbë, në kumtesë thonë se “nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës, i cili është miratuar pa marrëveshje me përfaqësuesit politikë të serbëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz