BallinaLajmeArrestohet shkaktari i aksidentit me fatalitet në Istog

Arrestohet shkaktari i aksidentit me fatalitet në Istog

Të ngjajshme

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e...

Superliga vazhdon të martën e të mërkurën, zbulohen çiftet e javës së 25-të

Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me...

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

Policia e Kosovës ia ka dalë që ta arrestojë të dyshuarin, mashkull shqiptar i Kosovës, shkaktar i një aksidenti me fatalitet i cili gjendej në arrati.

Rasti ka ndodhur më 17 gusht të këtij viti në fshatin Gurrakoc të Istogut. I dyshuari, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe kishte goditur rrethojën e një oborri, raporton Koha.net.

Si pasojë, lëndime trupore patën pësuar vetë ngasësi dhe një pasagjere femër, boshnjake e Kosovës. Të lënduarit ishin dërguar në spitalin e Pejës, ku dhe ishte konstatuar se pasagjerja nuk kishte shenja jete.

Por, shoferi, siç mësohet, i ka ikur organeve të rendit dhe që nga ajo kohë ka qenë në arrati. Arrestimi i tij ka ndodhur dje, më 8 tetor.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz