BallinaSportRashica: Edhe nëse do të luaja në Evropian, prapë do të vendosja...

Rashica: Edhe nëse do të luaja në Evropian, prapë do të vendosja për Kosovën

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Milot Rashica, edhe pse nuk ishte i pari, mban statusin e lojtarit që filloi këtë rrjedhje lojtarësh nga kuqezinjtë për te skuadra përfaqësuese e Kosovës. I konsoliduar tashmë si një talent i futbollit shqiptar, Rashica e ka harruar mesa duket fillimin e tij si lojtar i përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, anësori i skuadrës holandeze Vittese, tha se vendimi për t’iu bashkuar Kosovës nuk ka ardhur për arsye se nuk ishte në Europian.

“Unë jam lindur, jam rritur dhe jam zhvilluar si futbollist në Kosovë. Nga këtu kam shkuar në Holandë, ndaj dhe e kam parë të arsyeshme të kthehem këtu e ta ndihmoj vendin tim”, është shprehur Rashica.

TCH: Është i vërtetë fakti që mosgrumbullimi yt në Europian solli këtë vendim tëndin?

“Jo nuk është kështu. Ndoshta edhe pas grumbullimit, sigurisht që do e kisha pasur pak më të vështirë të zgjidhja, por besoj se përsëri do të isha kthyer këtu”, konfirmon futbollisti kosovar i Vitesses.

/ Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz