BallinaBotëShumica e arabëve dhe hebrenjve që Izrael besojnë se paqja me palestinezët...

Shumica e arabëve dhe hebrenjve që Izrael besojnë se paqja me palestinezët s’mund të arrihet

Të ngjajshme

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli,...

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

Shumica e arabëve dhe hebrenjve që jetojnë në Izrael besojnë se paqja me palestinezët nuk do të arrihet kurrë, sipas një sondazhi të ri.

Vetëm katër për qind (4%) e popullit presin të ndryshojë diçka  për të mirë në pesë vitet e ardhshme, transmeton Express.

64 për qind nga 646 e të anketuarve kanë thënë se nuk kanë shpresa se do të gjendet një zgjidhje e dy shteteve për konfliktin e Palestinës.

Njëzet e katër për qind nga ata që i janë përgjigjur sondazhit mendojnë se një marrëveshje do të ishte e mundur, por do të merrte më shumë se pesë vite për t’u arritur.

Vetëm 4 për qind mendojnë se një marrëveshje paqeje mund të arrihej brenda pesë viteve. Tetë për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur në sondazh.

Bisedimet për vendosjes e paqes në mes Palestinës dhe Izraelit janë pezulluar që kur përpjekja e SHBA’së për marrëveshje kishte dështuar.

Palët nuk kanë vazhduar procesin e bisedimeve për marrëveshje pasi presidenti palestinez Abbas nënshkroi një pakt të papritur me Hamasin, për qeverisjen e Rripit të Gazës. Izraeli e sheh këtë të fundit si një organizatë terroriste e cila ka për qëllim destabilizimin e shtetit të Izraelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz