BallinaSportSahiti flet për lëndimet dhe për mundësitë që Kosova ka për një...

Sahiti flet për lëndimet dhe për mundësitë që Kosova ka për një rezultat pozitiv

Të ngjajshme

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur për Telegrafin para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kroacisë.

Sahiti ka folur për atmosferën, gjendjen fizike të lojtarëve, por ka refuzuar të flet për mundësitë që lojtarët kanë për të luajtur ndaj Kroacisë.

“Atmosfera është e mirë, lojtarët janë të motivuar maksimalisht, jemi në përfundim të ardhjes së lojtarëve dhe sot do të fillojmë me stërvitjen e parë në ora 15:00. Kemi disa probleme me lëndime, por stafi mjekësor do të na informon për gjendjen e tyre fizike”.

“Lëndimi i Rashicës nuk është edhe serioz dhe mund të jetë i gatshëm, ndërsa Ardian Ismajli nuk mund të jep kontributin e tij në këtë ndeshje, po ashtu edhe Enis Alushi dhe Lorent Sadiku”.

“A ka vend për Arbër Zenelin? As ne nuk e dimë me kë do të startojmë, por ne kemi të bëjmë me një lojtarë të jashtëzakonshëm dhe jemi të nderuar me ardhjen e tij. Sidoqoftë paraqitjet e tij të mira në kampionatin suedez na shtynë të besojmë startojmë me atë, por të gjithë ata që grumbullohen në një mënyrë janë startues dhe gjithë rezervë. Ne shikojmë kundërshtarin dhe përshtatemi me mënyre e tyre të lojës, kemi një konkurrencë jashtëzakonisht të mirë, posaçërisht në fazën sulmuese, prandaj nuk e dimë akoma më kë do fillojmë”.

“Lëndimet e Kroacisë? Ashtu siç kanë ata probleme me lëndime kemi dhe ne, sa janë serioze akoma nuk e dimë, kjo mbete të shikohet para fillimi të lojës. Kemi të bëjmë me dy lojtarë, sidomos Modric dhe Rakitic, të cilët janë truri i skuadrës, por mungesa e tyre sikur do e zbehë fitoren tonë, edhe ne kemi shpresat tona për rezultat pozitiv”, ka thënë Sahiti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz