BallinaLajmeGruevski: Sërish do të fitojmë ne

Gruevski: Sërish do të fitojmë ne

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Hulumtimet tregojnë se OBRM-PDUKM sërish do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor me dallim të madh, deklaroi lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski në fjalimin e tij në takimin e sotëm me përfaqësuesit dhe deputetët e Partisë Popullore Еvropiane (PPE), të cilët marrin pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë parlamentare të OSBE-së e cila prej dje mbahet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dhjetë vitet e fundit janë zbatuar shumë reforma dhe projekte të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Të gjtiha këto rezultate dhe projekte ishin të njohura nga qytetarët e Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë votuan për OBRM-PDUKM-në dhe koalicionin që e udhëheqim. Ajo ishte konfirmuar në të gjitha zgjedhjet në dhjetë vitet e fundit. Tani janë zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe të gjithë indikatorët tregojnë se sërish do të fitojmë në zgjedhjet me dallim të madh”, tha Gruevski.

Ai shfaqi shpresë se me këto zgjedhje kriza politike në Maqedoni do të përfundojë, dhe se duhet të respektohet vullneti i popullit i shprehur në zgjedhje.

Ai shtoi se para vendit qëndrojnë edhe shumë sfida tjera siç janë reformat ekonomike, të cilat duhet të sillen deri te anëtarësimi në BE dhe NATO. Veçanërisht e theksoi edhe rolin e vendit në ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe atë migruese duke nënvizuar se Maqedonia është vendi kyç i cili kontribuon të mbyllet ruta ballkanike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz