back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj, zbulohet busti i Profesorit Idriz Barani në Klinë të Epërme (FOTO)

Skenderaj, zbulohet busti i Profesorit Idriz Barani në Klinë të Epërme (FOTO)

Të ngjajshme

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Ogranizuar nga Komuna e Skenderajt, shkolla “Idriz Barani” në Klinë të Eperme dhe familja Barani, sot u mbajt ceremonia e zbulimit të bustit të profesorit dhe veprimtarit Idriz Barani. Kjo ceremoni u organizuar në ambientet e shkollës fillore në Klinë të Epërme që mban emrin e këtij përsonaliteti të shquar të shkencës e dijes, transmeton Drenica Press.

Në fjalën e rastit në hapje të kësaj ceremonie foli Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai shprehu respektin e institucioneve lokale të Skenderajt për përsonalitetin e Idriz Beranit, duke theksuar rëndësinë që ka nderimi i veprimtarëve të dijes dhe shkencës nga gjeneratat e reja dhe institucionet.

“Ne sot duhet t’i kujtojmë në mënyrë të vazhdueshëm të gjithë ata djem dhe vajza të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari që me gjakun e tyre ndërtuan themelet e Republikës së Kosovës, duhet t’i kujtojmë dhe të jemi falenderues ndaj të gjithë atyre veprimtarëve të çështjes kombëtare që me përkushim i ndihmuan atdheut të tyre në momentet më të vështira” tha z. Nura.

Para të pranishmëve në cilësinë e bashkëpunëtorit të Profesor Baranit foli edhe ish-Rektori i Universitetit Prof. Ramadan Zejnullahu. Ai shpalosi pjesë të rëndësishme nga kujtimet dhe njohjet që ka pasur me Prof. Idriz Barani, duke çmuar lartë figurën dhe përsonalitetin e tij, në aspektin profesional dhe kombëtar. Spas tij Idriz Barani ka pasur rol shumë të rëndësishëm në shkencë dhe edukim, pa përjashtuar edhe frymën kombëtarë të edukimit të brezave të rinj.  Ndërsa Drejtori i shkollës Sadri Hylenal foli për jetën dhe veprën e Prof Idriz Baranit si dhe për angazhimin e shkollës  që të ecë në rrugën e Idrizit, duke ndjekur shembullin e tij.

Ceremonia u shoqëruar edhe me një program artistik të shfaqur nga ansambli “Drenica”, ndërsa krejt në fund u bë zbulimi i bustit të Idriz Baranit në prani të përfaqsuesve institucionalë, nxënësve dhe mësimdhënësve, shokëve dhe bashkëveprimtarëve, si dhe të familjarëve të familjes Barani.

Displaying 14522978_1777510412462230_3421053884193015336_n (1).jpg

Displaying Image-3 (1).png

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz