Ne kuadër tё “Ditёs Kombëtare tё Trashёgimisё “ dhe “ Ditëve Evropiane te Trashëgimisë Kulturore”, Qendra Kombëtare e Muzeve Berat, ka hapur dyert më 22 shtator për “Muzeun Lëvizës”, ekspozitë kjo që, siç bën të ditur atsh, do të vazhdojë dhe për dy javët e ardhshme.
Muzeu Historik Lushnje hapi dyert për këtë ekspozitë, për t’u treguar vizitorëve pasurinë etnografike dhe folklorike që kemi ne si popull shqiptar.
Kjo ekspozitë përmban imazhe me shumë vlere të ruajtura me fanatizëm nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.
Nёpёrmjet kёsaj ekspozite synohet qe, koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjёrё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut.
Gjithashtu, synohet tё krijohet njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.
Me këtë aktivitet, bëhet e mundur që Shqipëria të jetë jo vetëm një atraksion turistik por dhe një vend i pasur me etnicitet dhe folklor.