back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas: nuk arrin të miratohet buxheti komunal për vitin 2017

Drenas: nuk arrin të miratohet buxheti komunal për vitin 2017

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

Buxheti  Komunal për vitin 2017 nuk arriti të  miratohet as pas 5 orë debat.

Mbledhja e stërzgjatur e Kuvendit Komunal, rreth pesë orë, shpesh me tensione dhe debat të ashpër rreth buxhetit komunal nuk dha rezultatet e veta. Buxheti komunal për vitin 2017 nuk u aprovua për shkak të lëshimit të sallës në mënyrë demonstrative të disa Anëtarëve të Kuvendit Komunal.
Mbledhja e radhës u caktua për të martën e ardhme.

Nuk e di, a është kjo shënjë e avancimit në “pjekjën” e demokracisë në Komunën e Drenasit apo thjeshtë një betejë ndërmjet grupacionesh që megjithatë debatin e zhvilluan për interesa të ngushta (duke insistuar që sa më shumë buxhet të ndajnë për lokacionin e tyre).

Buxheti i përpiluar kishte mangësi dhe defekte të mëdha. Tek lista për investimet kapitale nuk ishin përfshirë të gjitha fshatrat, dhe nuk kishte informata se cilat projekte kapitale janë më prioritet për banorët e fshatrave. Përveç kësaj, buxheti nuk ishte ndarë sipas nevojave në sektorë të ndryshëm, duke e lënë Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me një buxhet që nuk i përmirëson shërbimet mjekësore e as nuk garanton ndihmë ndaj shtresave të rrezikuara në Komunën tonë. Për më tepër,  në këtë buxhet ishte paraparë që të blihet një veturë për Drejtorinë e  Financave. Më gjithë këto të meta, këshilltarët e partisë në pushtete (PDK) filluan që të bëjnë pazare në mes vete, duke e ndryshuar listën e investimeve kapitale në dëm të fshatrave që nuk janë të përfaqësuar me këshilltarë në Kuvendin Komunal.

Të Fundit

Sport

ShowBiz