BallinaSportLajm shumë i mirë për Kombëtaren

Lajm shumë i mirë për Kombëtaren

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...
Afron kthimi në fushën e lojës i Arlind Ajetit. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i cili mungon prej më shumë se një muaji nga fushat e lojës pas një dëmtimi të dyfishtë në pulpën e këmbës së djathtë, sot ka filluar më në fund vrapimet, etapa e dytë e procesit të riaftësimit.

Klubi i Torinos, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur situatën e të dëmtuarve në radhët e tij, duke saktësuar pikërisht kthimin e Ajetit në terrenin sportiv, pas rreth tre javësh të kaluara mes pushimit të plotë dhe terapisë për riaftësimin e dëmtimit muskulor.

Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm vrapime të lehta në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të stërvitet veçmas, derisa stafi mjekësor i skuadrës të sigurohet që atij nuk do t’i përsëritet dëmtimi i muajit gusht. Kthimi para kohe në fushë pas një dëmtimi muskulor të pësuar në një miqësore bëri që Ajeti të përfundonte për disa javë larg fushave të lojës dhe të humbte fillimin e sezonit si me klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit, ku ai mendohej të ishte mes titullarëve.

Sipas mediave italiane, stafi i Torinos parashikon që ai të jetë i gatshëm për të filluar stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të grupit që në ditët e para të tetorit. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme që ai të përfshihet në planet e trajnerit De Biazi për ndeshjet e radhës të kuqezinjve, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, pasi është gjithsesi mbrapa me përgatitjen fizike në krahasim me lojtarët e tjerë për këtë pjesë të sezonit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz