Pas pak kohe qëndrimi si trajneri i Manchester Unitedit, Giggs tani mund të marr drejtimin e Swansea Cityt.
Mediet në Angli raportojnë se Swansea City do të shkarkojë gjatë kësaj jave trajnerin italian, Francesco Guidolin, dhe Giggs është favoriti për të zëvendësuar atë.
Swansea e ka nisur dobët Premierligën, ku pas pesë javësh ka regjistruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje, përcjell Lajmi.net.
Mundësia e fundit për Guidolin, do të jetë ndeshja e fundjavës ndaj Manchester Cityt, sfidë aspak e lehtë.