BallinaLajmeRemi: Kisha të përdoret si objekt ndihmës i Universitetit (Video)

Remi: Kisha të përdoret si objekt ndihmës i Universitetit (Video)

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin “Komiteti”, ka shprehur mendimin e tij rreth çështjes mjaft të përfolur kohëve të fundit, rrënimin e kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se ky objekt duhet të përdoret si objekt ndihmës i universitetit.

“Ajo faltore duhet të përdoret për qëllimet e ndërtimit por edhe si objekt ndihmës i Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht për Fakultetin e Arteve”, ka thënë Remi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se vendimi për rrënimin e kishës ortodokse mund të merret nga organet e larta të shtetit, por sipas tij mund të ketë zgjidhje tjera për këtë objekt, shkruan Gazeta Express.

Pikënisja e këtij debati, sipas Remit, ishte provokim i klerit të Kishës Ortodokse Serbe për të krijuar rrëmujë.

“Ndihem keq që studentët dhe të gjithë ne, kemi rënë në grackën e atyre që dëshirojnë jo stabilitet në vendin tonë”, ka thënë Remi.

I pyetur se a kanë ndikuar organizatat e Lindjes në bindjet fetare tek të rinjtë, ai është përgjigjur: “Pas luftës kemi pësuar transformime të mëdha, prandaj ka qenë e lehtë që këto organizata të inkuadrohen për qëllime të ndryshme, por jam i lumtur që populli ynë ka ruajtur unitetin kombëtar”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz