back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLulëzimi i sportit në Drenas

Lulëzimi i sportit në Drenas

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Drenasi çdo ditë e më shumë po tregohet si një vend ku sporti po shënon suksese të njëpasnjëshme. Pas sukseseve të KF Ferronikelit, edhe klube të tjera sportive po bëjnë përpjekjeje maksimale që të shënojnë suksese në liga të ndryshme sportive.

Krahas sukseseve sportive, Drenasi po shquhet edhe për organizimin e turneve tradicionale të njohura në krejt Kosovën.

Një turne tjetër që po shënon sukses dhe rritje të vazhdueshme pas turnirit tradicional memorial “Rasim Kiçina”, është edhe turneu tjetër tradicional “Rasim Kiçina” në Boks.

Ky turne i organizuar nën patronatin e Klubit të Boksit “Drenasi” dhe që është në kalendarin zyrtar të Federatës së Boksit të Kosovës përfundoj fundjavën që shkoi. Në këtë turne u zhvilluan gjithsej 19 duele, 7 prej tyre ishin parameçe ndërsa 12 meçe zyrtare.

Pas përfundimit të këtij turneu, juria zgjodhi sportistët më të mirë. Boksieri më i mire u zgjodh Erdonis Maliqi nga Klubi Drita (Gjilan). Boksieri më teknik: Patriot Behrami nga klubi “Gollaku” (Prishtine). Çifti më luftarak: Albin Sejdiu nga klubi “DRITA” (Gjilan) dhe Ardian Mexhuani, “Fushë Kosovë”. Boksieri më perspektiv: Eduard Murtezi, nga klubi “Drenasi”.

Meçet i drejtuan referët: Rrustem Konjuhi, Latif Demolli, Agim Shala, Safet Syla dhe Fadil Bekteshi, kurse delegat ishte Sylejaman Voca.

Klubi i boksit Drenasi ka falënderuar Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Drenasit, si dhe gjithë sponsorët e tjerët si: Lojërat e fatit ACT, AKTIVI,  FER PETROLL, SCHAFBERGER, VLLEZRIT BAJRAKTARI, EVEREST, FITNESS KOCA, PIRRA, SOUND. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz