BallinaDrenica +Drenica KulturëShkrimtari nga Drenica, Azem Deliu nënshkruna kontratë me një shëpi botuese në...

Shkrimtari nga Drenica, Azem Deliu nënshkruna kontratë me një shëpi botuese në Londër

Të ngjajshme

Kurti për çështjen e presidentit: Po presim vendimin e Kushtetueses, duhet maturi shtetërore

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth çështjes së zgjedhjes...

Jeffrey Epstein, krijimi i një përbindëshi

Sikur financieri dhe pedofili i ndjer Jeffrey Epstein të...

Festa e Bajramit – Inspektorati në terren, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pohoi se gjatë...

“Puthësi i paligjshëm”, është libri i shkrimtarit Azem Deliu, i cili ishte një nga pesë librat më të shitur në Panairin e Librit “Prishtina 2016”.

Pas suksesit të këtij libri, ai do të botohet edhe në gjuhën angleze. Autori i “Puthësi i Paligjshëm” ka bërë të ditur se ka kontraktuar shtëpinë botuese Novum Publishing në Londër e cila do ta botojë librin në anglisht. Deri sa, përkthimi është bërë nga Ermal Vaso.

Për këtë, Deliu ka thënë se pret që e ardhmja e shkrimtarëve të Kosovës të lehtë dhe letërsia shqipe të jetë më prezentë në skenën ndërkombëtare të letërsisë.

“Jam shumë i lumtur me këtë mundësi për ndërkombëtarizimin e letërsisë sime. Shpresoj që kjo rrugë në të ardhmen të jetë më e lehtë për shkrimtarët e rinj dhe Kosova të jetë çdoherë e më prezente në skenën ndërkombëtare të letërsisë”, është shprehur Deliu për Indeksonline.

Azem Deliu është lindur në Rezallë të Skenderajt. Ai ishte avanuar në shkollën e mesme duke shkuar në fakultet një vit para kohe. Shkrimtari pas një viti në Degën e Letërsisë në Universitetin e Prishtinës është dekoruar me çmimin “Student i dalluar”.

Para “Puthësit të paligjshëm”, ai ka botuar te Shtepia botuese Onufri edhe vellimin poetik “Funerali i shiut” ne vitin 2013 si 17 vjeçar.

Profili e tij ne shtypin francez, mbyllet me fjalet “Sidoqoftë, me Deliun, Kosova duket se e ka yllin e ri të letërsisë europiane”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz